Deputetja më e ‘varfër’ e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Deputetja më e ‘varfër’ e Kuvendit të Kosovës

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 20:48
Vjosa Osmani

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në deklarimin e pasurisë së saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar se posedon 20% të aksioneve në kompaninë “First Legal Solutions”.

Me këtë rast krahasuar me deputetët tjerë që kanë biznese ku fitojnë milionat, deputetja e LDK-së del të jetë më e varfra ku aksionet e saj kanë vlerën prej 200 eurosh në këtë kompani.

“Biznese në emër të saj ka po ashtu edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo në formularët e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se posedon 20% të aksioneve, në vlerë prej 200 eurosh, në kompaninë “First Legal Solutions”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat