Shiheni me çfarë niveli i shkruan Ambasadori familjes së policit të ndjerë Izet Demaj

Aktuale

Shiheni me çfarë niveli i shkruan Ambasadori familjes së policit të ndjerë Izet Demaj

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 21:58
Ramadan Gashi

Një telegram ngushëllimi i Ambasadorit të Kosovës në Senegal, Ramadan Gashi, i nisur familjes së policit të ndjerë Izet Demaj, i cili u vra dy ditë më pare në Istog ka shpërfaqur nivelin e ulët të diplomacisë.

Shkresa diplomatike, që nisë me “të dashur tezakë…”, në të cilën Gashi nënshkruhet si Ambasador, më shumë ngjanë në letër familjare se memo e Ambasadës.

“Me shqetësim dhe dhimbje të madhe në shpirtë po e përjetojmë vrasjen e Izetit tonë dhe tuajin të dashur, i cili në krye të detyrës, u vra nga vrasës të lirisë e pavarësisë së Kosovës, sikur ky “i pa emri”, i ditës së Enjte në Istog!”, shkruan Ambasadori Gashi.

Image

Përveq kësaj Gashi në letrën e tij kujton se Izeti ishtë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por duket se për Ambasadorin e Kosovës në Senegal UÇK-ja ishte tjetër në Koshare dhe Rrasë të Zogut nga UÇK-ja që operonte në pjesët tjera të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat