Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar pas aksidenteve me fatalitet që tronditën Kosovën në 24 orët e fundit.
Përmes një postimi në Facebook, Deliu është shprehur se lajme të tilla në prag të ndrrimit të motive janë shumë tronditëse.
Ky është postimi i Deliut në Facebook:
Dy qika të reja humbën jetën në një aksident me fatalitet që ndodhi mëngjesin e sotëm në Prishtinë duke e rëndu edhe më shumë ditën e zisë që institucionet e shpallën me rastin tragjik të vrasjes së policit Demaj. Në orët e mbramjes në Skënderaj, dy fëmijë, vëlla e motër u goditën prej një vozitësi të pakujdesshëm, dhe si pasojë njëri prej fëmijëve humbi jetën.
Lajme të trishta si këto, tani në prag të ndrrimit të moteve janë tronditëse.