Dita e veteranit pa asnjë aktivitet

Aktuale

Dita e veteranit pa asnjë aktivitet

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 08:35
Ilustrim

Institucionet qendrore dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk kanë organizuar asnjë aktivitet për shënimin e ditës së veteranit.

Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, dita e Veteranit shënohet me 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Përndryshe, më 30 dhjetor të vitit 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat