Ramush Haradinaj ka dy fjalë për “Ditën e Veteranit”

Aktuale

Ramush Haradinaj ka dy fjalë për “Ditën e Veteranit”

Nga: N.Sh Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 09:53
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për “Ditën e Veteranit” të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, thotë se është mirënjohës përjetë ndaj atyre që ndër breza i janë përgjigjur thirrjes së atdheut, në përpjekjet për liri.

“Sot, në “Ditën e Veteranit” të luftës sonë çlirimtare, mirënjohës përjetë atyre që ndër breza i janë përgjigjur thirrjes së atdheut, në përpjekjet deri në liri. Dalzotës të atdheut, të gatshëm për sakrificë dje, të bashkuar sot rreth vlerave të lirisë, për t’i dhënë krahun dhe frymën tonë fuqizimit të shtetit. RH”, shkruan Ramush Haradinaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat