Gjuriqin e pengon hapja e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë, thotë se është hap ilegal

Aktuale

Gjuriqin e pengon hapja e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë, thotë se është hap ilegal

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 11:46
Marko Gjuriq

Kosova dhe Shqipëria kanë filluar me zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

E ky vendim ka ngjallur reagime të ashpra në Serbi.

Deklarata e Ramush Haradinajt dhe vendimi i Republikës së Shqipërisë për heqjen e kufirit tregojnë “natyrën e vërtetë dhe të lartë të regjimit në Prishtinë”, ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, shkruajnë mediat serbe.

“Hapa të tillë janë ndërmarrë plotësisht ilegalisht dhe heqja e paralajmëruar e kufirit për muajin mars do të përbënte një shkelje të rëndë të detyrimeve ndërkombëtare të Prishtinës me pasoja potencialisht të papritura”, tha Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat