Albin Kurti: Jasharët i kanë paraprirë UÇK-së

Aktuale

Albin Kurti: Jasharët i kanë paraprirë UÇK-së

Nga: D.RR Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 14:39
Adem, Shaban dhe Hamz Jashari

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një postim në Facebook ka kujtuar familjen Jashari dhe rrethimin e parë të tyre nga armiku serb.

Kurti shkruan se Jasharët i kanë paraprirë UÇK-së dhe se nga ata lindi shpresa dhe guximi për shumë djem e vajza që liria do të vie, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Në vitin 1991, si rezultat i survejimeve dhe ndjekjeve që bënte UDB-ja kundër disa grupeve nga Kosova që kishin kryer stërvitjet ushtarake në Shqipëri, kishin filluar të bëheshin shumë arrestime dhe ishin zënë shumë armë të sjellura në Kosovë nga këto grupe. Adem e Hamëz Jashari ishin në dijeni të këtyre arrestimeve e burgosjeve që po i bënte armiku në anë të ndryshme të Kosovës.

Në vazhdën e këtyre mësymjeve për arrestime dhe mbledhjen e armëve, në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991, forca të shumta serbe rrethuan Prekazin dhe familjen Jashari. Në thirrjen e policisë për dorëzim, Babë Shabani me djemtë Rifatin, Hamzën dhe Ademin, u përgjigjen me krisma të pushkëve. Forcat serbe nuk e kishin pritur një rezistencë të tillë, ato kishin shkuar t'i arrestonin dhe t'i mbledhin armët. Mirëpo familja Jashari nuk i kishte rrokur armët që t'i dorëzonin. Ata kishin vendosur të luftonin për çlirimin e vendit, prandaj rezistuan gjithë ditën duke luftuar.

Atë ditë e nga ai vend, lindi shpresa dhe guximi për shumë djem e vajza që liria do të vie, sepse kemi njerëz që i dalin zot atdheut, që bëjnë edhe rezistencë të armatosur, pa kursyer veten e tyre. Jasharët i kanë paraprirë UÇK-së. Organizimi dhe mobilizimi për luftën çlirimtare që bënë ata për plot 7 vite, kulmoi me aktivizimin dhe shtrirjen e luftës çlirimtare në të gjitha pjesët e Kosovës së robëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat