Veseli: Dita e Veteranëve simbolizon sakrificat e UÇK-së, falë të cilave sot jemi shtet sovran

Aktuale

Veseli: Dita e Veteranëve simbolizon sakrificat e UÇK-së, falë të cilave sot jemi shtet sovran

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 16:00
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Dita e Veteranëve është ditë e madh në kalendarin historik të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se kjo ditë simbolizon përpjekjet dhe sakrificat e mijëra veteranëve të UCK-së, falë të cilëve sot Kosova është shtet i lirë dhe sovran.

Ai ka shkruar se do të ketë përgjithmonë respekt për këtë kategori të nderit dhe krenarisë kombëtare, 

“Dita e veteranëve është ditë e madhe në kalendarin historik të Kosovës. Kjo ditë simbolizon përpjekjet dhe sakrificat e mijëra veteranëve të UÇK-së, falë të cilave sot jemi të lirë dhe shtet sovran. Përgjithmonë respekt për këtë kategori të nderit dhe krenarisë kombëtare”, ka shkruar Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat