Amina Nuroviq: UÇK më mësoi se çfarë do të thotë patriotizmi

Aktuale

Amina Nuroviq: UÇK më mësoi se çfarë do të thotë patriotizmi

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 16:48
Amina Nuroviq

E reja shqiptare Amina Nuroviq, e cila po përpiqet për kthimin e Sanxhakut në rrënjët shqiptare, ka bërë një urim të veçantë për veteranët e UÇK-së, në ditën e tyre.

“Në këtë vend ka lindur jetë e lirë për fëmijët tanë.

Ushtria jonë, krenaria e kombit tonë. 

Me historinë e kësaj ushtrie kam mësuar se çfarë do të thotë patriotizmi, dashuria për kombin dhe tokën tonë. Derisa të jem gjallë, kjo ushtri do të jetë gjithnjë e madhe në sytë e mi.

Veteran të UÇK-së, kudo që jeni dhe ndodheni respekt për ju, për kontributin tuaj.

Urime Dita e Veteranit të UÇK-së”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat