Avdullah Hoti përmbyll me koktej vitin, në vendlindjen e tij

Aktuale

Avdullah Hoti përmbyll me koktej vitin, në vendlindjen e tij

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 20:02
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti, e ka përmbyllur vitin 2018 në degën e LDK-së në Rahovec, në vendlindjen e tij.

Ata mbajtën një koktej përmbyllës duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e kësaj dege për angazhimin e tyre në LDK.

Hoti përmbylli këtë takim duke uruar për Vitin e Ri.

Ja postimi i tij i plotë:

Sot mbajtëm koktejin përmbyllës për vitin 2018 me strukturat e Degës së LDK-së në Rahovec. Dëshiroj të falënderoj të gjithë për angazhimin gjatë këtij viti, anëtarët e kryesisë të degës, kryetaret e nëndegëve, këshilltarët komunalë të LDK-së, forumin rinor dhe forumin e gruas dhe veprimtaret e tjerë.

Na priftë e mbara në vitin 2019 në promovimin e vlerave të LDK-së dhe në mbrojtje të shtetësisë së Kosovës dhe interesit të qytetarëve pa dallim.

Urime të gjithëve, shëndet e gëzime në 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat