Veseli: Sjelljet e LDK-së dhe VV-së karshi zhvillimeve të fundit, janë për keqardhje

Aktuale

Veseli: Sjelljet e LDK-së dhe VV-së karshi zhvillimeve të fundit, janë për keqardhje

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 20:09
Kadri Veseli

Sjelljet e LDK’së dhe Vetëvendosjes karshi zhvillimeve të fundit po i sheh si për keqardhje kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai në një intervistë për televizionin publik të Kosovës tha se nuk është mirë të shikohet vetëm interesi partiak dhe i votave kur bëhet fjalë për interesin e vendit.

“LDK e VV si AAK e Nisma, e PSD e kanë obligim nga qytetarët e Kosovës për të fituar ulëse për Kosovën si shtet të pavarur e sovran në Organizatë e Kombeve të Bashkuara (OKB). Është për keqardhje sjellja e papërgjegjshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e Lëvizjes Vetëvendosje që të mos pranojnë të marrin përgjegjësi, të mos pranojë të vije në takime duke krijuar obstruksione e abuzime që tërësisht është ego politike, luftës për pushtet, nuk po njohin tjetër argument për të ardhur në pushtet. Edhe sot unë i thërras të vijën e të marrin përgjegjësi që është ndaj qytetarëve të Kosovës. Karrigen për pushtet do ta marrin, në atë moment kur është vullneti i qytetarëve për arsyeje se qytetarët janë ata që e projektojnë kush duhet të jetë në pushtet”, tha Veseli.

Më tej Veseli tha se PDK premton se nuk do të gabojë kurrë në raport me interesat e vendit.

Letrën e presidentit amerikan për presidentin Hashim Thaçi, Veseli e vlerëson si historike ndërkaq thotë se do të vazhdojë t’i ftojë LDK’në e VV’në që t’i bashkohen ekipit negociator.

Miëpo thotë se edhe pa ta dialogu në Bruksel do të fillojë e mbarojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat