Një i plagosur në Pejë

Aktuale

Një i plagosur në Pejë

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Një person është plagosur në mbrëmjen e sotme në rrugën “Uesli Klark” në Pejë, nën rrethana ende të panjohura, ndërkohë që policia është shpërndarë në gjithë zonën sipas një plani operacional për kapjen e personave të dyshuar.

Xhevat Ibraj nga Policia rajonale e Pejës, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 22.02, kur edhe është raportuar për të shtëna me armë zjarri nga dy vetura në lëvizje.

“Patrulla policore ka dalë në vendi e ngjarjes dhe ka hasur në një veturë ku ndodheshin dy persona, vozitësi dhe pasagjeri. Vozitësi ka qenë i plagosur me armë zjarri, kurse pasagjeri ka shpëtuar pa lëndime, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja plumbash”, tha Ibraj.

Personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendngjarje ka dalë, përveç policisë, edhe prokurori i shtetit për të hetuar rastin dhe ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për vrasje në tentativë.

Ibraj tha se policia është shpërndarë në gjithë zonën sipas një plani operacional që aktivizohet për raste të tilla, për kapjen e personave të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat