Kështu e shpëtuan nga të ftohtit gjermanin në Brezovicë - Bota Sot
Kështu e shpëtuan nga të ftohtit gjermanin në Brezovicë

Aktuale

Kështu e shpëtuan nga të ftohtit gjermanin në Brezovicë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 10:31
GjermanI që quhet Patrik kishte humbur në Brezovicë.

Një shtetas gjerman ka qëndruar i zhdukur për më shumë se 4 orë në Brezovicë, ku edhe kishte dalë për në skijim. Media ka siguruar detaje se si arriti të gjendej ai nga shqiptarët.

Të dielën gjatë kohës sa kishte dalë për në skijim, një gjerman që quhet Patrik kishte humbur në Brezovicë. Pasi lajmi u bë i ditur, në kërkim të tij dolën disa ekipe e i njëjti u gjet katër orë më vonë.

Momentalisht gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Personi në fjalë me kombësi gjermane, turist në bjeshkët e Sharrit, ishte duke bërë Ski-Touring ditën e djeshme dhe gjatë ditës kishte arritur që të ngjitet në majën e quajtur PeriBreg” thanë nga klubi alpinist Dardania.

“Përderisa ai ishte ende aty, një mjegull e menjëhershme e ka kapluar majën dhe ai ka qenë i humbur pasi nuk e ka ditur nga të shkojë”, thanë atë.

Shpëtim për gjermanin ishte një numër i picerisë që ai e kishte ruajtur të cilin e kishte lajmëruar që kishte mbetur i ngujuar në majë të malit.

“Për fat te mire mjegulla është largu edhe ekipi e pare ka arrite që të e gjejë personin në fjalë dhe me pastaj të e kthejë poshtë në qendër të skijimit ku po qëndronte edhe ekipi komanduese në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës. Në këto momente ekipi e dyte është urdheru që të kthehet prapa” u deklaruan ata.

Në fund, nga ky klub kanë bërë të ditur se personi është mirë dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...