Veseli: Serbia do të paguajë për fatin e të pagjeturve

Aktuale

Veseli: Serbia do të paguajë për fatin e të pagjeturve

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 11:33
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë homazhe tek përmendorja e të pagjeturëve para Kuvendit.

Ai ka thënë se këta të pagjetur janë mallkim për Serbinë dhe se Kosova do të vazhdojë procesin për të zbuluar fatin e tyre

“Ne shkojmë në dialog që Serbia ta njohë Kosovës dhe nuk ka alternativë tjetër për këtë të jeni të sigurt. Ne do të vazhdojmë procesin që të zbulohet fati i të pagjeturve për arsye se mallkimi i Serbisë do të vije pikërisht nga fëmijët tanë, vëllezërit tanë, motra, nënat baballarët të cilët ende nuk i kemi të gjetur, derisa ata të jenë të pagjetur do të jetë mallkim i përhershëm i Serbisë”.

“Ne jemi krenarë për të kaluarën tonë, nuk do të ndalemi në rrugën tonë të zhvillimit. Kemi partnerët tanë, SHBA-në dhe Perëndimin”.

Veseli shtoi se për këtë duhet që familjarët duhet të kenë durim për këtë proces.

“Familjet duhet me qenë të fortë dhe krenarë, Zotohemi para tyre që nuk do të ndalemi. E dimë se kanë dhimbje të madhe dhe kanë të drejtë që të jenë të pakënaqur edhe me ne. Serbia ka qenë ajo që i ka shkaktuar gjithë këto dëme Kosovës dhe duhet të paguajë për të./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat