Haradinaj: Nëse Serbia vazhdon të paraqes një mini-Rusi në Ballkan, taksa do vazhdojë përjetësisht

Aktuale

Haradinaj: Nëse Serbia vazhdon të paraqes një mini-Rusi në Ballkan, taksa do vazhdojë përjetësisht

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 11:50
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka potencuar edhe njëherë se Qeveria e Kosovës nuk tërhiqet nga vendimi i vendosjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe përderisa Serbia vazhdon me agresioni e njëjtë.

Në një konferencë për fundvit për gazetarët, Haradinaj ka thënë se nëse Serbia vazhdon të sillet si një mini-Rusi në Ballkan, atëherë taksa do vazhdojë përjetësisht.

“Sa i përket argumenteve apo arsyeshmërisë pse kemi ardhur deri te taksa dihet. Kosova ndodhet para një rreziku, agresioni të Serbisë. Masa përveç që është ekonomike është edhe në mbrojte të sigurisë kombëtare të Kosovës.

Nëse e kemi parasysh buxhetin e Serbisë, atëherë një pjesë e kësaj shkon në blerje të armatimit dhe ata shkojnë i blejnë Moskë, dhe ne duke i siguruar Serbisë një treg të brendshëm, ia kemi dhënë mundësinë që të shkojnë në Moskë dhe të blejnë armatim. Nëse Sebria nuk ndryshon, është e njëjta Serbi që paraqet një mini-Rusi në Ballkan, atëherë taksa ka me mbet përgjithmonë, përjetësisht. 

Nëse Serbia dëshiron të punojë me logjikën Evropiane dhe amerikane në Ballkan dhe dëshiron të merret me njohje reciproke do e kishim hequr sot apo sa më shpejt”, ka thënë Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat