Haradinaj i kërkon Thaçit që çdo material që ka për dialogun t’ia jep Ekipin Negociator

Aktuale

Haradinaj i kërkon Thaçit që çdo material që ka për dialogun t’ia jep Ekipin Negociator

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 12:20
Kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se me përzgjedhjen e Ekipit Negociator janë pajtuar të gjithë dhe se atyre duhet t’i jepet çdo material që ka Kosova.

Ai po ashtu foli edhe për mospajtimet q ka pasur me presidentin Hashim Thaçi rreth çështjes së dialogut,por se tani situata është tjetër, 

“Tani fatmirësisht jemi në një etapë tjetër të zhvillimeve dhe votimi i delegacionit shtetëror për bisedime e ka gjetur përkrahjen e të gjithëve edhe të presidentit edhe timin edhe të partive politike në pozitë përfshirë edhe PSD-në. Mendoj se kemi mbërri në një kornizim të dialogut, por ende s’jemi në fazën finale. Është vështirë tash të japë impute. Pra kush i ka ato duhet t’i jep delegacionit, prandaj edhe unë i kam dorëzuar të gjithë materien që ka Qeveria përfshirë edhe arkivat që i jemi shërbyer ne”.

Haradinaj zbuloi se ka kërkuar nga Thaçi t’i jep delegacionit gjithçka që ka dhe di nga zhvillimet dhe bisedat e fundit me shtetin serb.

“Besoj që edhe presidenti duhet të zbulojë cilëndo material që e ka te delegacioni. Presidenti tani zhvillon takime me Vuçiqin, por ata nuk mund negociojnë për dëmet e luftës, tregun e lirë apo të pagjeturit, por negociohet pikërisht prej delegacioneve, prej dy njerëzve. Është momenti i fundit që duhet dhënë delegacionit gjithçka që kemi. Kam kërkuar nga presidenti që të jep gjithçka që ai posedon nga bisedat që janë zhvilluar së fundi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat