Limaj: S’ka marrëveshje me Serbinë pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve

Aktuale

Limaj: S’ka marrëveshje me Serbinë pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 15:13
Fatmir Limaj

Fatmir Limaj është zotuar se tema e të pagjeturve do të jetë një nga temat e para që do të diskutohet në Bruksel me palën serbe.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për bisedime me Serbinë është zotuar se tema e të pagjeturve do të jetë një nga temat e para që do të diskutohet në Bruksel me palën serbe.

Limaj ka thënë se Serbia duhet ta kuptojë se nuk mund t’i mbajë peng familjet e të pagjeturve dhe se autoritetet e Beogradit duhet ta pranojnë zbardhjen e fatit të pagjeturve.

“Ne do të kemi komisionin përkatës për të pagjeturit, do të jetë temë e veçantë, do të kemi drejtues që do ta drejtojnë këtë. Specifike për këtë temë do të ketë marrëveshje të veçantë, presim të ketë marrëveshje të veçantë për këtë temë e cila do të jetë e inkorporuar në marrëveshjen finale.

Besoj që sikur të gjitha temave të tjera, edhe çështjes së të pagjeturve do të u vijë fundi nëse vijmë deri te një marrëveshje e suksesshme gjithëpërfshirëse me Serbinë”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat