Presidenti uron për Vitin e Ri: Të guxojmë!

Aktuale

Presidenti uron për Vitin e Ri: Të guxojmë!

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 15:24
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të moteve.

Në urimin e tij, Thaçi ka thënë se duhet guxim në të ardhmen pavarësisht frikës që mund të sjellë e tashmja.

Urimi i Thaçit

Të dashur qytetarë,

Sonte kur të gjithë jemi mbledhur me familje e miq, unë së bashku me Lumen dhe Endritin, ju urojmë të gjithë juve një vit të ri me shëndet dhe plot lumturi.

Duhet guxim që të shohim përpara, përtej dhimbjeve dhe frikës që mund të sjellë e tashmja.

Të guxojmë, siç kemi guxuar gjithmonë, që t’i bëjmë realitet të gjitha ëndrrat tona.

Gëzuar 2019-ta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat