Abdullah Hoti nuk përmbahet as në prag të Vitit të Ri: Akuza ndaj Hashim Thaçit e Qeverisë

Aktuale

Abdullah Hoti nuk përmbahet as në prag të Vitit të Ri: Akuza ndaj Hashim Thaçit e Qeverisë

Nga: N.H Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 16:47
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka drejtuar akuza në drejtim të presidentit dhe Qeverisë.

Ai ka thënë se tha se e Thaçit e ka paralizuar shtetin.

"Kjo qasje e Presidentit e kanë vënë në rrezik krejt atë që kemi arritur me aleatët tanë tash e dy dekada. Rreziku është se një gjë që e kemi fituar me luftë, tash ta diskutojme në dialog. Dhe kjo qasje e Presidentit e ka marrë miratimin e heshtur të Qeverisë", shkruan Hoti, përcjell "Bota sot".

Ja shkrimi i plotë:

Angazhimi antikushtetues i Presidentit aktual për shkëmbim të territoreve e ka paralizuar konsolidimin e shtetësisë të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Sot, edhe vendet më përkrahëse të Kosovës kanë formësuar qëndrimin e tyre se çdo progres i Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike të varet nga dialogu me Serbinë.

Kjo qasje e Presidentit e kanë vënë në rrezik krejt atë që kemi arritur me aleatët tanë tash e dy dekada. Rreziku është se një gjë që e kemi fituar me luftë, tash ta diskutojme në dialog. Dhe kjo qasje e Presidentit e ka marrë miratimin e heshtur të Qeverisë.

Në vetëm një vit të qeverisjes, koalicioni PAN na ka larguar nga BE-ja. Sot Kosova është në pikën më të ulët të përkrahjes ndërkombëtare në tri dekadat e fundit.

Viti po përmbyllet me qeverisje pa legjitimitet të koalicionit PAN, i cili nuk ka guxim të përballet me qytetarët.

Ajo që e bashkon sot Qeverinë, Presidentin dhe Kryeparlamentarin nuk është dialogu, por interesi për të mbetur në pushtet.

Me aleatët tanë, sidomos me ndihmën e SHBA-së, në këtë vit arritëm të nisim transformimin e FSK-së drejt ushtrisë.

Qytetarët mbetën pa viza. Qeveria e dobësoi miqësinë e Kosovës me partnerët tanë, por e thelloi miqësinë me korrupsionin, krimin dhe nepotizmin. Kjo është arsyeja që nuk po shtohen njohjet, po reduktohen aleatët dhe pamundësohen anëtarësimet në organizata ndërmkobëtare.

Karshi kësaj situate, LDK po mban qëndrime të qarta në mbrojtje te shtetit të Kosovës. LDK është e para, me përkrahjen më të madhe qytetare. Në vitin që po hyjmë na presin angazhime të rëndësishme. Ne do iu dalim në ballë proceseve, sepse e kemi obligim kushtetues dhe kombëtar ta mbrojmë Kosovën dhe qytetarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat