Haradinaj: Shkojmë të qetë në shtëpi, e kemi ushtrinë

Aktuale

Haradinaj: Shkojmë të qetë në shtëpi, e kemi ushtrinë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 17:17
Ramush Haradinaj vizitë në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai me këtë rast tha se ushtarët e Kosovës sot bëjnë roje në shtatë qendrat e Kosovës.

Falënderim pati edhe për rojet e qendrave të FSK-së, derisa theksoi mund të shkojë i qetë në shtëpi pasi ushtria e Kosovës tashmë është e bërë.

Haradinaj: Na mbeti të shkojmë të qetë në shtëpi, sepse e kemi ushtrinë

“Në shtatë qendra të Kosovës janë sot ushtaret e ushtarët e Kosovës roje. Ne ju shprehim falënderimin për këtë shërbim, sepse këta janë në gjendje gatishmërie në rast nevoje edhe me iu përgjigjur kërkesave tjera pos ruajtjes së objekteve të infrastrukturës të vetë. Tash na ka mbetur të shkojmë në shtëpi të qetë, ushtrinë e kemi”, u shpreh i pari i Qeverisë.

Ndërsa, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha  duke e konsideruar 2018-tën si të suksesshëm, tha se ky vit ka hapur një kapitull të ri për FSK-në.

Berisha: Viti i ardhshëm është sfidues  

“Ne të gjithë jemi shumë krenar që më në fund u votuan ligjet për transformimin  në ushtri të Kosovës, viti që vjen është mjaft sfidues që mendojmë që bashkërisht edhe me ndihmën dhe me mbështetjen tuaj që nuk e dyshojmë fare që nuk do ta kemi sikurse  e kemi pasur në vazhdimësi. Mendoj se do të avancojmë dhe do kemi të arritura dhe suksese më të mëdha se sa në këtë vit”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat