Limaj uron qytetarët për ndërrimin e motmotit, ky është mesazhi i tij

Aktuale

Limaj uron qytetarët për ndërrimin e motmotit, ky është mesazhi i tij

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 17:19
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherësh zv/kryeministër në Qeverinë e Kosovës, i ka uruar qytetarët e Kosovës më rastin e ndërrimit të motmotit.

Ai në mënyre të veçantë uron të gjithë ata që ndërrimin e motmotit do ta presin në vendin e punës.

“Uroj që vitin e ardhshëm të realizojmë ëndrrën tonë të përbashkët si shtet e si komb për më shumë prosperitet, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie në familjet tona”, thuhet ndër të tjera në urim.

Mesazhi i plotë i Limajt

Në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, mërgimtarëve kudo në botë, ua uroj ndërrimin e moteve.

Uroj që Viti i Ri të na sjellë më shumë suksese, shëndet dhe mbarësi në secilën familje. Uroj që vitin e ardhshëm ta realizojmë ëndrrën tonë të përbashkët si shtet e si komb për më shumë prosperitet, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie në familjet tona.

Urime të veçanta të gjithë atyre që sonte do të jenë në vendet e tyre të punës.

Gëzuar 2019! Qoftë vit i mbarë për Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat