Zbulohet biseda ndërmjet Isa Mustafës e ambasadorit amerikan

Aktuale

Zbulohet biseda ndërmjet Isa Mustafës e ambasadorit amerikan

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 18:32
Isa Mustafa dhe Philip Kosnett

LDK ka konfirmuar takimin e kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa me ambasadorin amerikan, Philp Konsett.
Në këtë takim, siç njoftohet, është biseduar për zhvillimet politike në vend.

“Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin amerikan për vlerësimet e LDK-së për dialogun me Serbinë. Ambasadori i SHBA, Philip Kosnett inkurajoi gjithëpërfshirje në procesin e dialogut, duke vlerësuar edhe rolin e LDK-së”, thuhet në kumtesë.

Mustafa ka falënderuar ambasadorin amerikan për mbështetjen që ky vend i ka dhënë Kosovës nëpër etapa të rëndësishme.

Në takim morën pjesë edhe nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti dhe Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat