Komandanti i KFOR: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë nëse cenohet stabiliteti i Kosovës

Aktuale

Komandanti i KFOR: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë nëse cenohet stabiliteti i Kosovës

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 23:45
Lorenzo D’Adario

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Adario, ka thënë se janë të gatshëm që të përballen me çdo kërcënim ndaj sigurisë dhe se misioni ka për detyrë mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të vendit.

“Ua kemi borxh të gjithë njerëzve, të ardhmes dhe rajonit”, ka thënë ai në intervistën e fundit për vitin 2018, transmeton Klan Kosova.

“Tash për tash nuk ka indikacione se diçka e ngjashme sikur ajo në vitin 2004 se mund të ndodhë”.

“KFOR në vazhdimësi monitoron situatën dhe mban raporte të mira me të gjitha institucionet lokale. Tash për tash nuk ka diçka. Mund të jenë përcepcione të gabuara” është shprehur D’Adario.

“Por po qe e nevojshme, KFOR është i gatshëm që me obligimet që ka të ndërhyjë aty ku kërcënohet stabiliteti i Kosovës”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat