Femrat, potencial i veçantë ushtarak i Ushtrisë së Kosovës

Aktuale

Femrat, potencial i veçantë ushtarak i Ushtrisë së Kosovës

Më: 1 janar 2019 Në ora: 20:27
Ushtria e Kosovës

274 femra mbajnë të veshur uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga 5 mijë pjesëtarë që ka kjo forcë, kjo përqindje sado e vogël te duket në vete mban një potencial të veçantë ushtarak.

Me shkollim të kryer edhe në akademitë ushtarake të botës, ato po shërbejnë në kuadër të FSK-së duke u përballur me sfidat për t`iu përshtatur situatave të veçanta që kërkon misioni ushtarak.

E përkushtuar dhe strikte ndaj rregullave që ia imponon detyra, Kapitene Manushaqe Nura, në gusht të vitit 2008, vitit në të cilin edhe Kosova u pavarësua, iu bashkëngjit Akademisë Ushtarake në Prishtinë.

Nura tani është Kapitene e Licencave, Planeve dhe Operacioneve në Kazermën “Ushtarët e NATO-s”, në Istog.

Ajo tregon se roli i gruas në FSK është i madh dhe se gjithmonë ka ndjerë vetën të lumtur dhe krenare për pjesëmarrjen në ushtri.

Nura ka marrë pjesë në shumë gara ndërkombëtarë ku edhe ka korrur suksese të shumta.

Ka arritur të marr vendin e parë në garat e “Ushtarit me të mirë”, në Kroaci ku morën pjesë rreth 60 vende të botës.

Po ashtu në gara ekipore ajo bashkë me një ekip të FSK-së kanë marr Medaljen e artë në një ndër ushtrimet më sfiduese dhe më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol” në Wells të Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo tregon se roli i gruas në FSK është i madh dhe se gjithmonë ka ndjerë vetën të lumtur dhe krenare për pjesëmarrjen në ushtri.

Por, për ata që thonë se ushtria është për burra, Nura ka një porosi.

E emocionet në fytyrë nuk i mungojnë kur tregon për komentet që merr nga qytetarëve kur ajo është në uniformë.

Tetare, Mimoza Morina i është bashkangjitur FSK-së në vitin 2010 ndërsa pas përfundimit të kursit bazik ajo sistemohet në batalionin parë të reagimit të shpejt në Gjilan ku edhe ka punuar për një vit atje.

Mimoza vazhdon te jete instruktore e fituesit fizik në komandën e doktrinës dhe stërvitjes në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ku është duke treguar rezultate jashtëzakonisht të larta.

Gjatë kësaj pjese sa ishte në FSK ajo ka marr pjesë në aktivitet të ndryshe ku edhe është shpërblyer me disa çmime.

Ajo ka zënë vendin e dytë në një garë “Vrapi për paqe”, si dhe së fundi në ditën e Forcës me 27 nëntor ku është mbajtur vrapi “Krosi” në nivel të FSK-së aty është shpërblyer me vendin e parë.

Uniformën e ushtrisë thotë se e ka veshur për një qellim të vetëm që ti shërbej vendit në çfarëdo forme.

Derisa flet për vështirësitë e të qenurit femër në FSK, ajo thotë se vullneti dhe puna për të shërbyer në atë institucion ku je, mposht çdo vështirësi.

Po ashtu ajo tregon se nga ushtria ka mësuar shumë gjera, derisa shtonë se ndihet shumë krenar kur merr komplimente nga qytetarët për punën e saj.

Ushtare e Forcave të Armatosura të Kosovës, është edhe Ermira Statovci.

Për herë të parë uniformën e ushtrisë ajo e veshi 9 vite më parë.

Tetare, Ermira Statovci tashmë shërben në komandën e doktrinës dhe stërvitjes në Kazermën e FSK “Skenderbeu” në Ferizaj.

Gjatë kësaj kohë sa është në FSK ajo ka treguar rezultate të shkëlqyera në gara vendore dhe ndërkombëtare.
Ajo ka folur edhe për sfidat e të qenurit ushtare femër.

Statovci rrëfen për paragjykimet e të qenurit ushtare femër si dhe sfidat që ka ky profesion.

Ajo thotë se ushtria e ka mësuar shumë gjëra, derisa shtonë se vendin e duan të gjithë, por ato i shpërbëjnë dhe përkushtohen çdo ditë. Egzonë Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat