Sot varroset në Gllogjan ish-luftëtari i UÇK-së

Aktuale

Sot varroset në Gllogjan ish-luftëtari i UÇK-së

Nga: N.H Më: 2 janar 2019 Në ora: 06:18
Avni Hyseni

Pas një sëmundje të rëndë mbrëmë ka ndërruar jetë ish – luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni.

Tashmë i ndjeri, kishte shumë ditë i shtrirë në QKUK nga gjendja e rëndë shëndetësore ndërsa ditë më parë Ambasada e Gjermanisë ia ka refuzuar vizën për të udhëtuar drejt shtetit gjerman për të kërkuar shërim.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, e mërkurë, dt.2 janar 2019 në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

Paraprakisht do të bëhen homazhe dhe do të ketë mbledhje komemorative, sipas kësaj agjende:

E mërkurë, 2 janar 2019:

Ora 11:30 – 12:30, mbahen homazhe në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” – Pejë

Ora 12:30 – 13:00, mbahet ceremonia mortore në Palestrën e Sporteve “Karagaqi”

Ora 14:00, Ceremonia e varrimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat