Profesori i njohur me kritika për Behgjet Pacollin, thotë se ka frikë nga Ivica Daçiq

Aktuale

Profesori i njohur me kritika për Behgjet Pacollin, thotë se ka frikë nga Ivica Daçiq

Nga: N.H Më: 2 janar 2019 Në ora: 07:55
Behgjet Pacolli dhe Ivica Daçiq

Është raportuar se ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, suksesin e vet më të madh të vitit 2018 e mendon atë që “12 vende të botës me nota verbale e kanë konfirmuar tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës”.

E lidhur me ketë lajm, ka reaguar edhe Profesor dr. Binak Maxharraj.

Maxharraj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka ironizuar me Pacollin, duke e quajtur si i vetkënaqur së tepërmi me "sukseset" e tija si Ministër i Jashtem.

Ai madje thotë se Pacolli ka frikë dhe nuk po guxon t’ia kthejë urimin për vitin e ri, homologut të tij, Ivica Daçiq, ndërsa ka zgjedh të shkojë të relaksohet.

Ja postimi i tij i plotë:

IVICA DAÇIQ JA KA URUAR VITIN E RI HOMOLOGUT TE TIJ BEHGJET PACOLLI?!

Derisa Behgjet Pacolli i kënaqur për së tepërmi me "sukseset" e tija si Ministër i Jashtem ne vitin e kaluar paska shkuar për skijim për tu relaksi pak nga puna e"madhe" e suksesshme në vitin e kaluar.

Në urimin e tij për Vitin e Ri Ivica Daçiq i shkruan homologut te tij Behgjet Pacollit këtë urim:

"Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, suksesin e vet më të madh të vitit 2018 e mendon atë që “12 vende të botës me nota verbale e kanë konfirmuar tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës”.

Këtë ai e paralajmëroi te vazhdon edhe në vitin 2019.

Daçiq në vazhdim ka thënë se nuk do të heqë dorë nga “song diplomacia”.

Por, Ministri i jonë Behgjet Pacolli po tutet,nuk po guxon me ia kthye urimin për Vitin e Ri Ivica Daçiqit por ka zgjedhë te shkojë te relaksohet ne skijim,bash njësoi sikur Hashim Thaçi kur iku në Ujman nga protestat masovike ndaj tij në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat