Serbia në panik shkaku i lëvizjeve në kufirin Kosovë-Shqipëri

Aktuale

Serbia në panik shkaku i lëvizjeve në kufirin Kosovë-Shqipëri

Më: 2 janar 2019 Në ora: 11:37
Milovan Dreçun

Kreu i të ashtuquajturit ‘Komisioni Parlamentar për Kosovën’ në Kuvendin e Serbisë, Milovan Dreçun, ka thënë se largimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u nënshkrua në fund të vitit 2018 dhe që do të jetësohet këtë vit, do të dërgojë siç ka thënë ai ‘në një aneksim të një pjese të territorit’.

Sipas tij një lëvizje e tillë do të dërgojë drejt krijimit të një ‘Shqipërie të Madhe”, shkruan media serbe.

 “Do të vjen ajo ditë kur do ta kujtojmë këtë çfarë po themi. ‘Shqipëria e Madhe’, ekziston”, ka thënë Dreçun.

Ai ka thënë se në raport me dialogun në Bruksel, Kosova nuk bënë asnjë lëvizje pa u konsultuar me Shqipërinë.

“Ata nuk bëjnë asnjë lëvizje, pa e njoftuar Shqipërinë’, është shprehur ai. Ai thotë se çfarëdo bashkimi i territorit Kosovë-Serbi do të ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtar dhe Rezolutën 1244.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat