Thaçi pret që opozita t’i bashkohet, thotë se po reflektojnë pas presionit të ndërkombëtarëve

Aktuale

Thaçi pret që opozita t’i bashkohet, thotë se po reflektojnë pas presionit të ndërkombëtarëve

Më: 2 janar 2019 Në ora: 12:25
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se e veçanta e vitit që po lëmë pas ka qenë krijimi i një momentumi të ri ndërkombëtar për mbylljen e çështjeve të hapura në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Thotë se pret nga partitë opozitare t’i bashkohen dialogut dhe se mesazhet e ndërkombëtarëv për këto parti janë të qarta.

Përveçse ka treguar obsesionimin që ka pasur vitin e kaluar për një “momentum” për marrëveshjen me Serbinë, Thaci thotë se këtë vit pret që një marrëveshje paqësore me Serbinë që do ta sjellë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe njohjen nga Serbia është ambicia kryesore për vitin 2019.

Ndërsa, Thaci thotë se presioni i ndërkombëtarqëve ka filluar të shihet te partitë opozitare., që sipas tij, po përafrohen me qëndrime rreth dialogut.

“ Edhe bashkësia ndërkombëtare ka filluar të jetë më e qartë në mesazhet e saj. Kjo po reflektohet edhe në qëndrimet e partive politike kosovare, më saktësisht në përafrimin e qëndrimeve të partive politike për dialogun”, është shprehur Thaci.

“Në takimet e delegacionit shtetëror për dialogun janë të ftuar edhe përfaqësuesit e partive opozitare. Uroj që edhe partitë opozitare së shpejti ta marrin rolin që u takon në këtë proces të rëndësishëm dhe historik për Kosovën”, ka thënë ai në një intervistë për Epoken e Re.

Ndryshe, në ekipin negociator të formuar përmes një rezoluta që ka kaluar në Kuvedin e Kosovës, është bashkuar edhe Partia Socialdemokrate, si e vetmja nga opozita.

Kryetari i saj, Shpend Ahmeti, do të jetë bashkëkryesues me Fatmir Limajn në një delegacion të përbërë nga partnerët qeveritar. Nuk dihet se cili do të jetë roli i tyre, pasi Zyra e Mogherinit njeh Thacin si të vetmin negociator me presidentin serb Aleksander Vuciq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat