I jepet lamtumira e fundit ish luftëtarit të UÇK-së, Avni Hysenit

Aktuale

I jepet lamtumira e fundit ish luftëtarit të UÇK-së, Avni Hysenit

Më: 2 janar 2019 Në ora: 12:30
Pamje nga varrimi

(E plotësuar) - Sot në varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan, me nderime të larta nga FSK-ja, në përcjelljen e familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve është varrosur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni, i cili vdiq të hënën.

Hyseni ka qenë në gjendje kome së fundmi për shkak të gjakderdhjes masive në tru.

Madje, atij i ishte refuzuar edhe viza nga Ambasada Gjermane për të shkuar në Perëndim për shërim.

Avni Hyseni kishte qenë pjesë e UÇK-së, më vonë e TMK-së dhe më pas ishte pjesë e luftës së lavdisë si ushtar i UÇPMB-së.

***

Në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” në Pejë kanë nisur homazhet për Avni Hysenin.

Shumë familjarë, ish-bashkëluftëtarë dhe qytetarë janë duke bërë homazhe pranë arkivolit të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në ndërkohë, me fillim nga ora 12:30 deri në orën 13:00, po në këtë palestër pritet të mbahet edhe ceremonia mortore.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni, qëndroi për disa ditë i shtrirë në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore mirëpo nuk arriti t’i bëjë ballë më dhe të hënën mbrëma ai vdiq.

Hyseni ka qenë në gjendje kome së fundmi për shkak të gjakderdhjes masive në tru.

Image

Madje, atij i ishte refuzuar edhe viza nga Ambasada Gjermane për të shkuar në Perëndim për shërim.

Avni Hyseni kishte qenë pjesë e UÇK-së, më vonë e TMK-së dhe më pas ishte pjesë e luftës së lavdisë si ushtar i UÇPMB-së.

Ai la pas vetes dy vajza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat