Hoxhaj reagon pas tragjedisë në Danimarkë

Aktuale

Hoxhaj reagon pas tragjedisë në Danimarkë

Më: 2 janar 2019 Në ora: 13:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjashtë persona kanë humbur jetën sot në një aksident treni në Danimarkë.

Ura që lidh ishujt e Zelandës dhe Fynenit është mbyllur pas aksidentit dhe njerëzit thuhet se janë evakuuar.

Për këtë incident ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cilia ka shprehur ngushëllime familjarëve të atyre që humbën jetën nga ky aksident.

“Ngushëllime të sinqerta familjeve dhe miqve të viktimave të aksidentit hekurudhor në Danimarkë. Mendimet tona janë me ata që humbën të dashurit e tyre!”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat