Wieland kundërshton idenë e korrigjimit të kufijve

Aktuale

Wieland kundërshton idenë e korrigjimit të kufijve

Më: 2 janar 2019 Në ora: 15:49
Haradinaj dhe zëvendëspresidenti i PE-së në konferencë 

(E  plotësuar) - Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland ka deklaruar se ideja e korrigjimit të kufijve nuk është e mirë. Po ashtu, gjatë vizitës së sotme në Prishtinë, ai ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, ku ka thënë se do të mbështes Kosovën që të mos ketë kushte të tjera.

"Unë kam diskutuar për shumë çështje, por një temë që diskutohet shumë këtu, është liberalizimi i vizave. PE vitin e kaluar e ka votuar këtë dhe në atë votim ka qenë edhe vota ime. Unë do t’ju mbështes që të mos ketë kushte të tjera, përveç atyre që i keni pasur. Fatkeqësisht nuk mund t’ju premtoj se kur mund të bëhet kjo, sepse ka disa qeveri që nuk janë të bindura ende", tha ai.

Wieland po ashtu pohoi se ende qëndron në këshillën e tij, “mos premtoni për këtë vit, por do të këshilloja që të mos flasim për data të caktuara”.

“Nuk mendojmë që është një hap i mirë, që në këto rajone të ndryshohen kufijtë sepse ka më shumë ndikime sesa në rajone tjera. Unë nuk mendoj që është ide e mirë kjo", tha ai.

Kurse, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ka kërkuar ndihem e Wieland që të tregohet e vërteta për Kosovën. "Biseduam edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, për mua është shumë e rëndësishme mbështetja e Gjermanisë dhe kërkova ndihmën e tij për të treguar të vërtetën për Kosovën", tha Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se pret që Lista Serbe të jetë na Kuvend, kur do të votohet buxheti, ndera ka folur edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

"Ne kemi punuar me kujdes për buxhet këtë vit, i kemi identifikuar nevojat për komunat me shumicë serbe. Unë i kisha lut që të jenë në seancë kur votohet buxheti, pasi është përgjegjësia para popullit. Unë nuk e kisha ndërpre koalicionin me ta, por është më mirë që të jenë ata. Sa i përket Ivanoviqit, qeveria jonë... kemi qenë të përgatitur dhe kemi vazhduar të punojmë që të dimë të vërteten. Është vështirë që të përgjigjem, sepse ndoshta nuk është në Kosovë. Prandaj unë nuk ngutem të jap propozim, por jemi të interesuar që të realizohet drejtësia", tha ai.

Wieland kishte edhe një dhuratë për kryeministrin e Kosovës, ku i ka dhuruar një lodër që ishte tren, ndërkohë që kryeministri i ka dhuruar atij hartën e Kosovës

Haradinaj dhe zëvendëspresidenti i PE-së në konferencë 

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim sot zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland.

Pas këtij takimi, Haradinaj dhe Wieland  po mbajnë një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat