“Shqiptarët do të detyrohen të përballen me sfida të rrezikshme” - Bota Sot
“Shqiptarët do të detyrohen të përballen me sfida të rrezikshme”

Aktuale

“Shqiptarët do të detyrohen të përballen me sfida të rrezikshme”

Nga: N.Sh Më: 2 janar 2019 Në ora: 18:21
Ushtria

Shqiptarët do të detyrohen të përballen me sfida të rrezikshme kurse, përmbajtja e bisedimeve po kuptohen si Bonjëzim të Kosovës.

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami thotë se shqiptarët po detyrohen që të përballem me sfida të rrezikshme.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, shprehet se, liria nuk do të kishte kuptim po mos të ishte robëria, si dhe nuk do të kishte kuptim bashkimi po mos të ishte ndarja.

Ai thekson se, gjatë historisë tonë, shqiptarët derdhën gjakun e tyre për liri, vetëvendosje dhe bashkim kombëtar.

Ndërsa, bisedimet me Serbinë ai e quan bosnjëzim të Kosovës me skenare të njohura antishqiptare.

“Nuk do të kishte kuptim liria po të mos ishte robëria; nuk do të kishte kuptim bashkimi po të mos ishte ndarja.

Gjatë gjithë historisë sonë tragjiko-komike, shqiptarët derdhën gjakun e tyre për liri, vetëvendosje dhe bashkim kombëtar.

Përmbajtja e bisedimeve, që po bëhen nuk mund të kuptohen ndryshe, pos Bosnizim i Kosovës dhe se përpilimi i tij është bërë sipas skenarëve të njohura antishqiptare.

Përballë realitetit që po krijohet, shqiptarët pas të gjitha atyre sakrificave që u detyruan të bëjnë, jo pa fajin e tyre, do të detyrohen të përballen serish me sfida shumë të rrezikshme, e që epilogu do të jetë vendimtar për të ardhmen e vendit tone..”, shkruan Islami, transmeton gazeta “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...