Haradinaj kërkon nga Wieland përkrahjen e Gjermanisë për viza - Bota Sot
Haradinaj kërkon nga Wieland përkrahjen e Gjermanisë për viza

Aktuale

Haradinaj kërkon nga Wieland përkrahjen e Gjermanisë për viza

Më: 2 janar 2019 Në ora: 18:22
Ramush Haradinaj në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Kryeiministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, në një konferencë për media, ka deklaruar se ka kërkuar përkrahjen e Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave.

“Po ashtu angazhimi është i rëndëshishëm për perspektiven evropian për Kosovës, në delgacionin e sotëm, është zgjeruar veprimtaria e përbashkët. S’ka dilemë që biseduame edhe për vizat, të dinamikave të mundshme. Për mua është me rëndisi përkrahja e Gjermanisë, ia kërkova ndihmën se ne jemi vend i vogël që të vahzdojë të tregoj të vërtetën e Kosovës të gjithëve”, deklaroi Haradinaj.

Në këtë konferencë Haradinaj ka thënë se vizita e tretë e zëvendëspresidentit Wieland, dëshmon interesimin e tij për Kosovën.

Sipas Haradinajt në këtë takim Wieland ka shprehur interesimin e plotë edhe për projekte të tjera të përbashkëta dhe një prej tyre ka qenë programi për arsim, shkëmbimi i përvojave dhe i nxënësve, pra siç theksoi Haradinaj që nxënësit e Kosovës të shkojnë në Gjermani dhe nxënësit gjermanë të vijnë në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...