Profesori i njohur e “godet” ashpër Nexhat Dacin

Aktuale

Profesori i njohur e “godet” ashpër Nexhat Dacin

Nga: N.Sh Më: 2 janar 2019 Në ora: 23:41
Nexhat Daci

Profesor dr. Binak Maxharraj ka reaguar pas deklaratës së Nexhat Dacit, i cili ka fol për LDK-në.

Daci ka thënë se LDK-ja e ka humbur orientimin e vet historik dhe e quan të dhimbshëm që LDK-ja nuk merr pjesë në finalizimin e shtetësisë së Kosovës.

E pas kësaj, dr. Maxharraj thotë se, LDK-ja nuk guxon të marrë përgjegjësi dhe të jetë pjesë e dialogut që askush nuk i bie në fije.

Profesori thotë se, nuk ka të drejt Nexhat Daci, ta quan LDK-në me orientim të humbur historik, gjë që sipas tij, nuk është e vërtetë.

Ai thotë se LDK-ja nuk hyn në dialog pasi nuk i beson Hashim Thaçit karshi Vuçiqit.

Ja shkrimi i tij:

PASKA FOLË DIÇKA NEXHAT DACI POBRATIMI I HASHIM THAÇIT?!

“LDK e Rugovës tani në këtë periudhë kam përshtypje që e ka humbur orientimin e vet historik dhe është e dhimbshme kur një LDK që ne e quajmë LDK e Rugovës të mos jetë në finalizimin e shtetësisë së Kosovës”. Thotë Nexhat Daci.

Por, si te inkuadrohet LDK në një dialog i cili është i bamë lesh qe sa vite dhe nuk dinë kush as ku e ka fillimin e as mbarimin. Nuk guxon LDK ti marrë përgjësitë e një dialogu qe askush nuk mund ti bije ne fije se deri ku ka mbrri, ku ka mbete, sepse asnjhedrë ky dialog nuk është ba transparent, asnjëher nuk i është raportu Qeveris dhe Parlamentit. As gje nuk dihet për rrjedhën e këtij dialogu, ndoshta ai veq është krye qe tani në msheftësi me Vuçiqin, e kendej rrehet ujë n'tavan, me do farë ekipesh.

Nuk ka te drejte Nexhat Daci, dikura njeri i respektuar ne LDK ta quan LDK se e paska humbur oriejntimin e vet historik. Kjo nuk është e vertet. Ldk-ja nuk hynë ne dialog sepse thjeshtë nuk i beson Hashim Thaçit,i cili shumë ka zhgenjyer skenen politike dhe partitë politike me floskulat e tij politike.

LDK, do ta merrte përgjegjesin për ta udhehequr Dialogun vetem kur te gjendej krah për krah me Hashim Thaçit karshi Vuçiqit,e asse si te ndamë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat