Viktimizohet Simiq: Vitin e Ri e pritëm në ankth

Aktuale

Viktimizohet Simiq: Vitin e Ri e pritëm në ankth

Më: 3 janar 2019 Në ora: 11:21
Igor Simiq

Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se serbët në Kosovë në kohën kur kremtoi e gjithë bota, e pritën Vitin e Ri në ankth pa e ditur se çfarë do të ndodhë me ta në vitin 2019.

“Bllokada totale e shpërndarjes së produkteve nga Serbia qendrore te të gjithë në Kosovë, sidomos për serbët, veçanërisht nëse e dimë se 95 për qind e asaj që serbët shpenzojnë në Kosovë vjen nga Serbia qendrore, krijon tensione dhe shqetësime lidhur me atë se çka do të sjellë e ardhmja”, ka deklaruar ai për TV Pink.

Kujtojmë se më 21 nëntor të vitit të shkuar autoritetet kosovare vendosën taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, taksë kjo e cila në mbledhjen e fundit të Qeverisë u vendos edhe për mallrat e brendeve të huaja që hyjnë në Kosovë nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat