I akuzuari i ‘Pronto-s’ ngre dolli me presidentët Thaçi e Meta

Aktuale

I akuzuari i ‘Pronto-s’ ngre dolli me presidentët Thaçi e Meta

Më: 3 janar 2019 Në ora: 17:35
Adem Grabovci, Hashim Thaçi, Ilir Meta

Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci ka njoftuar se është takaur me dy presidentët shqiptarë, atë të Kosovës, Hashim Thaçin dhe presidentin e Shqipërisë Ilir Metën.

Grabovci përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook shihet duke ngre dolli me të dy presidentët.

“Një dolli për fillim të mbarë të Vitit të Ri 2019, së bashku me mikun dhe përkrahësin e përhershëm të Kosovës, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dhe Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Viti 2019 do jetë vit i zhvillimit, i bashkëpunimit shumë më të intensifikuar si dhe i integrimeve të gjithmbarshme”, thuhet në përshkrimin që Grabovci i ka vënë fotografisë.

Adem Grabovci është i akuzuar për aferën e përgjimeve “Pronto”.

Në prill të vitit 2018, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”.

Në këtë çështje penale janë të akuzuar njëmbëdhjetë persona me funksione të larta zyrtare: ish-deputeti Adem Grabovci, ministri aktual Besim Beqaj, deputeti aktual Zenun Pajaziti, dy ish-sekretarë të përgjithshëm, Ilhami Gashi dhe Xhavit Dakaj, ish-zëvendësministri Fatmir Shurdhaj, këshilltari politik në MPB Sadat Gashi, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë Ismet Neziraj, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Hidro-Drini” në Pejë Rexhë Abazi, ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Nijazi Kryeziu dhe ish-shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat