Ahmeti: Nuk i kuptoj VV-në dhe LDK-në pse nuk kyçen në dialog

Aktuale

Ahmeti: Nuk i kuptoj VV-në dhe LDK-në pse nuk kyçen në dialog

Më: 3 janar 2019 Në ora: 19:32
Shpend Ahmeti

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator për bisedime me Serbinë, Shpend Ahmeti, tha se shkuarja në Bruksel më 8 janar ka për qëllim dakordimin e hapave të  radhës drejt arritjes së marrëveshjes finale mes Serbisë dhe Kosovës.

“Ka mbetur që të caktohet saktë agjenda megjithatë do të takohemi me ekipin i cili lehtëson dialogun  për të diskutuar mbi procesin që tashmë e kemi dakorduar ne si Kosovës dhe për dakoraduar hapat e radhës që priten të ndodhin pra me intensifikimin në dialogun Kosovës Serbi, me tentimin që të arrijmë një marrëveshje”, tha Ahmeti në një intervistë në RTV21.

Ai tha se tashmë ekipi negociator ka marrë të gjithë dokumentacionin nga kryeministri dhe Presidenti vendit dhe se janë duke e përgatitur platformën që duhet të shkojë në Kuvend jo më larg së 15 janar.

“Parimet e platformës janë pak a shumë të qarta nuk mund të dalim jashtë kornizave të kushtetutës të Kosovës por mund të shprehim se çfarë synime mund të arrihen nga ky dialog. E ajo është njohja e ndërsjellët natyrisht. Mendoj që nuk kemi mandate të dalim jashtë kushtetutës, sepse ajo na paraqet kornizat se brenda cilave mund të negociojmë. Përveç të zhdukurve, dëmet e luftës, çështjet e pronave çështjet e kishës dhe trashëgimisë kulturore, të drejtat e pakicave në të dyja shtetet dhe reciprociteti”, tha kryetari I PSD-së.

Ai tutje shtoi se pa LDK dhe VV-së nuk mund të ratifikohet marrëveshja me Serbinë.

“Mendoj që nuk është mirë që të mos i kemi 2/3 e votave që të ratifikohet dhe mendoj se patjetër duhet të kyçen në këtë proces. Qasja refuzues në këtë proces si ka hije asnjë partie, sepse për çfarë kanë hi në politikë tani, sepse po flitet për Kosovën jo për pronë dhe është dialog  që flitet për të ardhmen. Derisa po kyçen të gjithë faktorët ndërkombëtarë e këta të Kosovës thonë jo, unë me të vërtetë nuk i kuptoj”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se LDK dhe VV nuk po i kupton sepse në njërën “anë dërgojnë letër Mogerhinit që të kyçen në dialog, në njërën anë nuk dëshirojnë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat