Kur Murat Jashari “goditi” rëndë figurat e larta të PDK-së, lexojeni 50 pyetjet e para për Xhavit Halitin

Aktuale

Kur Murat Jashari “goditi” rëndë figurat e larta të PDK-së, lexojeni 50 pyetjet e para për Xhavit Halitin

Më: 3 janar 2019 Në ora: 21:51
Xhavit Haliti dhe Murat Jashari

Vëllai i Ismet Jasharit – komandant “Kumanovës” nëpërmjet një letre publike ia ka parashtruar kohë më parë figurave qendrore të PDK-së, por edhe disa figurave tani të NISMA-s si dhe të disa politikanëve në Maqedoni, me qëllim të nxitjes së debatit, zbardhjes së të vërtetave të luftës në Kosovë e në Maqedoni, për vrasjet, krimin e organizuar dhe plaçkitjen e fondeve për luftën.

Që nga koha kur janë bërë publike këto letra e deri më sot, asnjë prej atyre që u janë parashtruar pyetjet nuk janë përgjigjur. Ndoshta pas kaq kohe, ata mund ti kundërvihen Murat Jasharit i cili momentalisht gjendet në burg për atentatin ndaj Azem Vllasit.

Jashari thuhet se është pjesë e organizatës “Syri i Popullit”, ku për qëllim kanë pas vrasjen e disa figurave politike dhe mediale në Kosovë.

Për atë, ka dëshmuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe shuam dëshmitarë të tjerë.

Është për tu çuditur fakti se, z. Jashari ka bërë mijëra pyetje për udhëheqësit e politikës në Kosovë, konkretisht krerët e PDK-së i ka pyetur për shumë vrasje të cilat sot janë të pazbuluara.

Pas shumë vitesh, ende nuk janë deklaruar ën lidhej me këto pyetje, mirëpo po tentohet që z. Jashari ta paraqesin si të sëmur psikik, dhe në këtë mënyrë po e akuzojnë liderin e LVV-së, Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcës se janë organizatorët e organizatës “Syri i Popullit”.

Në këtë letër të gjatë publike Murat Jashari ia parashtron 510 pyetje, por që përmbajnë edhe përgjigje brenda tyre, për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës deputetin e PDK-së, Xhavit Halitin.

Në sot, po i publikojmë vetëm 50 pyetje, ndërsa pyetjet tjera dalin me vazhdime për çdo ditë.

Le ta quajmë edhe këtë: Letër e shenjtë!

“Shkrime-kujtime-testament“

Fundi i vitit 1985 dhe fillim viti 1986 bëri një dimër shumë i madhë. Në një prej atyre mbasditeve m’u lajmëru Rrusta (Mustafa Xhemajli) dhe më tha: “Nji shok i Organizatës ka mbërrij në Itali dhe duhet të shkosh patjetër me e marrë. Të lutem, gjejë disa pasaporta të moshës 28-35 vjeçarë”, dhe më dha adresën dhe nji numër telefoni fiks.

I telefonova Rashit Rashitit dhe Selim Sejdinit dhe u tregova se sonte na duhet të udhëtonim gjatë, për të kryer një detyrë të Lëvizjes.

Mirëpo, Unë e Rashiti nuk i kishim veturat të përgatitura teknikisht për këtë dimër aq të ashpër, ndërsa Selimi nuk kish fare veturë. Shkuam në Aeroport të Cyhrit e morëm një veturë Rentakard (me qera). Paguajtëm nja 380 fr zvicerane dhe u nisëm.

Mbërritëm në Chiasso, te pika e fundit e karburantit që është. Pijtëm nga një kafe. Rashitit i dhashë adresën dhe numrin e telefonit dhe ata të dy u nisën. Unë mbeta aty, jo se nuk kisha pasaportë, por më tha Rrusta të mos rrezikoja. Po prisja të ktheheshin. Mbas 3-4 orëve mbërrinën. Pimë kafe dhe nga nji sendviç dhe u nisëm.

Udhëtari i ri, që ata sollën me vete, ishte i moshës time, por nji çik ma i rritur. Kishte nji mantil e nji “shapkë“ të „zhelezniçkëve”, si të atyre që presin trenat dhe u japin lejen me u nisë. Emrin ia mësova rrugës. Më quajnë Zeka, më tha, dhe unë nuk e zgjata më tepër edhe pse e pash që ishte pseudonim.

Aty afër mëngjesit mbërritëm në Richterswil, kantoni i Cyhrit, kurse Rashiti shkoi me e çue veturën aty ku e morëm, kurse Selimi ka qen me banim afër meje. Me një fjalë, ata shkuan të dytë, ndërsa Zeka ndejtë me mue.

Unë kisha një dhomë e një Sallon. Gruaja u zgjua nga gjumi dhe na bëri mëngjesin dhe, pasi e konsumuam atë, ramë për gjumë. Ramë që të dy në sallonë.

Qëndruam në shtëpinë time nja katër ditë dhe në ditën e pestë e çova te Rrusta e Muhameti, (Mustafë Xhemajli e Emrush Xhemajli), në Biel/Bienne.

Në Celulën e OMLK-së kisha dy shokë, Jonuz Musliu dhe Hajrush Ramabaja. Ata në fund viti shkuan për në vendlindje dhe nuk u kthyen më. Jonuzin në fillim të shkurtit 1986 e arrestuan.

Më ra në hise që në Celulë të jem me Ismetin, (Gafur Elshani), dhe Zekën, (Xhavit Haliti).

Ndoshta dikush mund të na thotë se është vonë me ba këto pyetje, por populli thotë: Ma mirë vonë, se kurrë.

Meqenëse na ka pas bashkuar Programi i LPK-së, (për popull, çlirim e Atdhe), po fillojë me pyet z. Xhavit Haliti, Nënkryetar i Parlamentit të Kosovo*1244:

1.        Si munde të arratiseshe nga burgu i sigurisë së lartë pa të hy as nji gjamb në kambë, si askush deri atëherë?

2.        Kush të paralajmëroi se kanë filluar arrestimet?

3.        Arrestimi filloj më 3 Nëntor 1985, capo…?

4.        Ku ishe më 3 Nëntor 1985 ?

5.        A e din se si erdhi deri te dekonspirimi i radhëve të organizuara të OMLK-së dhe nga kush ka filluar ai?

6.        Kush ka qenë ai person në udhëheqje të OMLK-së, që mbante pseudonimin “Baca”?

7.        Po personi me pseudonimin “Elezi”, kush ka qenë?

8.        Tashmë është bërë e ditun se Sabri Novosella pat marrë prej shtetit shqiptar të Enver Hoxhës gjithsejt 2’ 000.000.- Dollarë, që sot bëjnë 20. 000.000 Dollarë. A e ke ditë më herët këtë fakt?

9.        Elezi, vjen në Zvicër në fund të gushtit 1985 për të bërë koordinimin me degën e OMLK-së, apo jo?

10.      A ke qenë në dijeni për këtë lëvizje të Elezit (Elmi Reçica)?

11.      Në këtë periudhë që vjen Elezi, Sabri Novosella a e kish ndërprerë aktivitetin e Organizatës? Po këtë a e dije?

12.      Dokumentet e Organizatës ruheshin te nji punëtor në Bulle, kanton të Fribourgut, a po jo?

13.      Unë kam qenë ai që luaja rolin e shoferit, a po jo?

14.      Rrusta, Muhameti, I.Kelmendi e… , duke e mësuar të vërtetën se shteti shqiptar po jipka dollarë, atëherë i japin Elezit listën me emrat e shokëve të organizuar, a po jo?

15.      Më 9 Shtator 1985, ora 18.00, Elezi niset me trenin Cyhri-Vjenë, a po jo?

16.      Se me cilin punonjës të Ambasadës së Shqipërisë është takuar Elezi në Vjenë, besoj se e din, a po jo?

17.      Këta të gjorë kishin, duke kujtuar se Enver Hoxha nuk ishte më në mesin e të gjallëve, menduan se pushtetit në Shqipëri po i hyjnë shërbimet antikombëtare edhe nëpër ambasada. A është kështu?

18.      Njësoj si te Qeveria e Kosovës dhe në bashkëqeverisje në IRJM, a është kështu?

19.      A ju ka raportuar Elezi, (Elmi Reçica), në Bazë për këtë?

20.      Anëtarësinë CHF 100.- si anëtar që isha i OMLK-së, ta dorzojsha për çdo muaj, a po jo?

21.      Sa anëtarë të OMLK-së ka pasur celula jong?

22.      Sa CHF i grumbulloje gjithsej në një muaj?

23.      Po në vit?

24.      Në një emision të KTV, kur të pyetën për kapitalin e bërë mbas lufte, pate thënë se ke kursyer gjatë qëndrimit në Zvicër. Si munde me bë pare në Zvicër, ndërkohë që ty vetëm dy orë ke punuar dhe aspak më shumë? A është kështu?

25.      Kujt ja dorëzoje dhe kujt i ke dhënë raport për anëtarësinë që grumbullojshe?

26.      Mbledhja e Përgjithshme e OMLK-së u mbajt në Dorf str.53, Richtersëil kanton Cyrih, në banesën time, a po jo ?

27.      Kjo qe Mbledhja e fundit e OMLK-së, e cila solli shuarjen e aktivitetit të Organizatës, a po jo?

28.      Synimi i yt, a ka qenë me hyp në maje të piramidës? A mund të shprehesh sinqerisht, nëse e ke atë?

29.      Kush të shtynte ose kush të bënte presion ta arrije këtë qëllim?

30.      A ke bashkëpunuar me shërbimet e huaja? Po tash a vijon me bashkëpunuar me ato shërbime inteligente?

31.      Po me shërbime inteligjente sllave a bashkëpunon?

32.      Flitet se ke bashkëpunuar dhe bashkëpunon edhe me KGB-në. Kush të vuri në kontakt me KGB?

33.      Ke bashkëpunuar dhe bashkëpunon me Goran Staniskovski i (Kumanovës) i Shërbimit DBK të IRJM, a po jo?

34.      Thonë se je Oficerë i lartë i atij shërbimi, a qëndron?

35.      A mund të na tregosh se çfarë grade ke?

36.      Kush të vuri në kontakt me DBK-në?

37.      Më 16 Dhjetor (e premte) 1988, në Manedorf të Kantonit të Cyhrit, ishe pacient në Klinikën Neuropsichihatrike, a është kështu?

38.      Si shef që të kisha në Celulë të OMLK-së, të raportova se dje një bashkëvendës e kam nisur për Kumanovë me nji koferë libra, gazeta Zëri i Kosovës dhe kaseta me incizime të emisionit të Radios që u emitohej në çdo të diel në Cyhri, që emrin e kishte emisioni Radio Zëri i Kosovës. A është kështu?

39.      Ti dhashë emrat se tek kush kanë me mbërrit materialet, kush kish me i shpërnda, a është kështu?

40.      Më 19 Prill (e mërkur) 1989 fillon arrestimi i atyre emrave që unë t’i dhashë në Manedorf, dhe ata ishin: vëllau i im Xhemal Jashari (Orizare-Kumanovë), Haxhi Maliqi Likovë-(Kumanovë), Fuat Jashari (Orizare-Kumanovë), Fadil Uka (Podujevë), Die Uka (Podujevë), Haki Rexhepi (Hajvali), Nazmi Musa (Gjilan), Destan Ajdini dënohet në mungesë, Sabile Maliqi (Prishtinë) e shumë të tjerë. A është kështu?

41.      Kush na i dekonspiroi këta emna që unë t’i tregova në mirëbesim si kryetar që të kishim, në datën 16 dhjetor 1988, në Manedorf?

42.      Pse duhej të arrestoheshin, apo ngaqë e dojshin Kosovën ma shumë se veten?

43.      Cilin person e dojshe dhe e don ti?

44.      A e ke ditur se Hajdin Sejdiu së bashku me Tahir Zemaj kanë qenë në Kosovë në burg për drogue?

45.      A e ke ditur se Mira Markoviçi (gruaja e Millosheviçit) ka intervenu me i liru ng burg ?

46.      Pse atëhere Hajdin Sejdiun e çove në Shqipëri, duke i bërë edhe shoqëri?

47.      Cili ishte qëllimi që Hajdin Sejdinë e takove me presidentin Ramiz Alia?

48.      Pse nuk i tregove se ky Hajdini është UDB-ash?

49.      Si mundët ta realizonit që në fillimet e viteve ’90 t’i sulen Shqipërisë gjithë horrat, kodoshat e dilinxhinjtë e Kosovës?

50.      Shaip Latifin e LDK-së, në diasporë, a e ke pasë shok dhe ç’u lidhte?

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat