Haradinaj flet për takimin e parë me Kadri Veselin

Aktuale

Haradinaj flet për takimin e parë me Kadri Veselin

Më: 3 janar 2019 Në ora: 22:04
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, dikur ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se kur është takuar për herë të parë me kryetarin e tanishëm të PDK’së, Kadri Veselin.

Haradinaj ka treguar në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se takimi i parë  me Veselin nuk ishte i mirë.

Ai ka thënë se Veseli në këtë takim ka qeshur shumë.

 “ Kadriun e kam takuar në Zvicër. Me Kadriun jam taku njëherë, po nuk patëm kaluar mirë. Ai u qeshke në takim, unë nuk u ndjeva mirë. Ne folshim seriozisht, derisa ai qeshke”, ka thënë Haradinaj.

“ Më vonë e pata kuptuar se kush është Kadri Veseli dhe nga cila familje vjen”.

Haradinaj ka treguar se me Hashim Thaçin nuk është takuar më herët, por Thaçin e ka njohur vetëm gjatë luftës në Kosovë.

“Hashimin nuk e kam takuar me herët, vetëm në luftë në Kosovë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat