Lista Serbe bojkoton 100 për qind Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Lista Serbe bojkoton 100 për qind Kuvendin e Kosovës

Më: 4 janar 2019 Në ora: 09:12
Lista Serbe

Taksa 100 për qind i vetëvendos vijë të kuqe Listës Serbe në Kuvend.

Lista Serbe ka deklaruar se për shkak të dezinformatave të ndryshme që janë publikuar në media, qëndrimi i qartë i deputetëve të kësaj liste konfirmon se ata nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës.

Shkak i këtij bojkoti, Lista Serbe thotë se është taksa e vendosur nga Kosova, të cilën ata kërkojnë të largohet.

“Dhe ne do ta përsërisim atë për aq kohë sa është e nevojshme dhe për sa kohë sa do ta kuptojnë  gjithë ata që janë në Prishtinë dhe në Perëndim që janë mësuar të kenë serbët e tyre dhe që të mos llogarisin mbi ne në këtë çështje”, thonë nga Lista Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat