Vetëvendosje shpreh dyshime për keqpërdorime në tenderin e qumështit për fëmijët

Aktuale

Vetëvendosje shpreh dyshime për keqpërdorime në tenderin e qumështit për fëmijët

Më: 4 janar 2019 Në ora: 11:16
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani

(E plotësuar) - Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë e ka akuzuar kreun e Komunës, Shpend Ahmeti se qumështi i cili u jepet fëmijëve në shkolla fillore nga Komuna është blerë për 530 mijë euro më shtrenjtë.

Përmes një konference për media kjo partia ka paraqitur dyshime për kompaninë fituese dhe lidhjet e saj me kompaninë “Devolli Group”.

Asmablisti i komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani këtë tender e ka quajtur skemë kriminale.

Rrahmani: Buxheti i komunës së Prishtinës me tenderin për qumështin u dëmtua për 530 mijë euro

“Që për ne është skemë kriminale e cila ka dëmtuar buxhetin e komunës, pra paratë e qytetarëve për 530 mijë euro. Tenderi paraprak ka qenë në vlerë 200 mijë euro. Në shpalljen e tenderit të vitit 2017 pavarësisht se vlera e tenderit për të njëjtin produkt dhe me të njëjtën sasi ka qenë 200 mijë euro, vlera e parashikuar e tenderit është bërë 730 mijë euro. Pa asnjë studim apo analizë domethënë 530 mijë euro më shumë. Edhe pse si kompania më e lirë, kompania prodhuese nuk merr fare pjesë në tender”, ka shtuar ai.

Asamblisti i Vetëvendosjes thotë se kjo skenë është e mirë menduar nga zyrtarët e Prishtinë dhe kompania “Devolli Group”.

Sipas ish-partisë së Ahmetit fituesi i tenderit është ditur ende pa aplikuar.

Rrahmani: Në vend që të zvogëlohet vlera, ajo është dyfishuar

“Kompania ABRAZEN” LTD me vend ndodhje në Maltë, vendi i cili njihet si një nga parajsat fiskale. Nga të dhënat në ARBK shihet qartë se kjo kompani është e lidhur direkt me kompaninë prodhuese “Devolli Group” SHPK. Edhe pse në mes dy tenderëve në fjalë TVSH për qumështin është zvogëluar oferta e kësaj kompanie dyfishohet për 19.4 cent. Zyrtarët komunal në vend që të bëjnë rrumbullakimin  në vlerë më të vogël pra në 19 cent , vlera rrumbullakohet në 20 cent”, ka thënë Rrahmani.

Sipas Vetëvendosjes, kjo është rrjedha e ngjarjeve me të cilën është dëmtuar buxheti i Komunës. 

- Tenderi paraprak në periudhën 2014-2015 ka qenë me vlerën 200.000 EUR

- Në shpalljen e tenderit për vitin 2018, vlera e parashikuar e tenderit është bërë 730.000 EUR pa asnjë studim apo analizë. Dmth 530.000 EUR më shumë.

- Edhe pse si kompania më e lirë nga tenderi i parë, kompania prodhuese nuk merr fare pjesë në tender

- Tenderin e fiton kompania “Arbazen” LTD me vendodhje në Maltë, vend i cili njihet si një nga parajsat fiskale.

- Nga të dhënat në ARBK shihet qartë që kjo kompani është e lidhur direkt me kompaninë prodhuese “Devolli group” Shpk.

- Edhe pse në mes të dy tenderëve në fjalë, TVSH për qumështin është zvogëluar, oferta e kësaj kompanie dyfishohet në 19.4 cent

- Zyrtarët Komunal në vend që të bëjnë rrumbullaksimin në vlerën më të vogël, pra në 19 cent, vlera rrumbullaksohet në 20 cent.

- Si përfundim kemi dëmtim të buxhetit të Komunës prej 530,698 Eurove.

***

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani në një konferencë për media tha se qumështi i cili i jepet fëmijëve në shkolla fillore nga Komuna e Prishtinës është blerë për 530 mijë euro më shtrenjtë.

"Po flasim për blerjen e qumështit për fëmijët. Në vitin 2014 premtimi kryesor i LVV ishte që fëmijëve tu sigurohej një shujtë, e bashkë me të ishte edhe një qumësht i vogël. Tenderi ka kushtuar komunës 200 mijë euro. I njëjti qumësht më vonë është blerë 730 mijë euro. Kjo skemë është kriminale dhe ka dëmtuar parat e qytetarëve për 530 mijë euro. Kjo është një skemë e menduat mes kompanisë Devolli grup SHPK dhe zyrtarëve komunal", tha ai.

Ai i bëri thirrje organeve hetuese që ta hetojë këtë rast.

***

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyrat qendrore të LV-së në Arbëri, ora 11:00)

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat