Labinot Tahiri mban premtimin, dorëzon pasaportën me dy viza

Aktuale

Labinot Tahiri mban premtimin, dorëzon pasaportën me dy viza

Nga: A.Zh Më: 4 janar 2019 Në ora: 12:01
Labinot Tahiri duke dorëzuar pasaportat

Deputeti i Aleancës Kosova e Re Labinot Tahiri, ka mbajtur premtimin e tij. Ai ka dorëzuar sot pasaportat e tij më viza të Amerikës dhe të Gjermanisë, për shkak se vizat për Kosovën nuk u liberalizuan në vitin 2018.

Lajmin e ka bërë të ditur vet deputeti i Kuvendit të Kosovës, përmes një videoje të publikuar në Facebook, përcjell Bota sot.

Tahiri ka thënë se më nuk do të udhëtojë jashtë shtetit, për shkak të dëshpërimit që ka si deputet, për shkak se qytetarët nuk gëzuan ende liberalizimin e vizave.

Postimi i tij i plotë:

Veprimi im si deputet dhe qytetar duke dorezuar në organet perkatese Pasaportat e mia me Viza të Amerikës dhe të Gjermanisë!

I falenderoj nga zemra ambasadat që më kanë paisur me viza, por tani unë më nuk do udhetoj jasht Kosovës përshkak të deshpërimit që kam si deputet, ku qytetarët tanë nuk e gëzuan Liberalizimin e Vizave edhe në këtë vit që shkoi! 

Evropa duhet të bëj më shumë për qytetarët e Kosovës.

Zoti e bekoftë popullin tonë!

Me përgjegjesi, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat