Adem Salihaj: Zemaj u vra pas shpine nga ata që sot po mundohen t’ia japin Serbisë tokën e Kosovës

Aktuale

Adem Salihaj: Zemaj u vra pas shpine nga ata që sot po mundohen t’ia japin Serbisë tokën e Kosovës

Nga: N.Sh Më: 4 janar 2019 Në ora: 12:06
Adem Salihaj

Ish-deputeti i Kosovës, Adem Salihaj në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemës thotë se, koloneli dhe shumë patriotë tjerë u vranë pas shpine nga ata që sot po mundohen t’ia japin Serbisë pjesët e tokës së Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Salihaj thekson se, madhështia e këtyre patriotëve ishte e padurueshme për bashkëpunëtorët e Serbisë.

“Tahir Zemajn, Enisin dhe Hasanin, si dhe shumë luftëtarë e veprimtarë tjerë patriotë, i vranë pas shpine ata që sot po mundohet t'ia japin Serbisë pjesët e tokës së Kosovës.

Madhështia e këtyre patriotëve ishte e padurueshme për bashkëpunëtorët e Serbisë.

Lavdi kolonelit dhe të gjithë atyre, që u vranë nga dora tradhtare”, shkruan Salihaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat