Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa se bashku me zyrtarë të kësaj partie kanë bërë homazhe tek varri i kolonelit Tahir Zemaj.
Ai përmes një postimi në Facebook ka kujtuar fjalët e presidenti historik Ibrahim Rugova për kolonelin Zemaj.
Postimi i plotë:
Lavdi Kolonel Tahir Zemaj!
Presidenti Historik Ibrahim Rugova qe shprehur “Kolonel Zemaj ishte një burrë i madh i Kosovës që punoi për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Ai është shembull i ushtarakut me kulturë shtetërore, gjithmonë i gatshëm për të mbrojtur e nderuar vendin e vet. Njerëz të tillë i duhen Kosovës edhe në kohë të paqes.”
Ndryshe, Besian Mustafa është djali i publicistit dhe kolumnistit të gazetës “Bota sot” Xhemajl Mustafa.