Djali i aktivistit të vrarë të LDK-së: Në pritje të orës së vonuar të drejtësisë!

Aktuale

Djali i aktivistit të vrarë të LDK-së: Në pritje të orës së vonuar të drejtësisë!

Nga: A.M. Më: 4 janar 2019 Në ora: 14:54
Homazhet

Shkëmb Manaj, djali i të vrarit politik pas lufte që ishte aktivist i shquar i LDK, Shaban Manaj, ka bërë homazhe tek varri i Kolonelit Tahir Zemaj.

Ai përmes një postimi në Facebook  ka vlerësuar lartë veprën Kolonelit Tahir Zemaj, tani Hero i Kosovës dhe Nderi i Kombit, po ashtu e ka cekur se vrasja e Zemajt, e të birit të tij Enisit dhe veprimtarit e luftëtarit të shquar Hasan Zemaj, ende nuk është zbardhur.

Postimi i plotë:                    

Sot në përvjetorin e 16-të të vrasjes makabre, përkujtuam me nderim udhëheqësin strateg të Betejës së lavdishme të Loxhes, Kolonelin Tahir Zemaj, tani Hero i Kosovës dhe Nderi i Kombit.

Vrasja e kolonel Tahir Zemaj, e të birit të tij Enisit dhe veprimtarit e luftëtarit të shquar Hasan Zemaj, ende nuk është zbardhur, siç nuk janë zbardhur edhe plotë vrasje tjera të veprimtarëve dhe luftetarëve të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, të cilët janë vrarë në pabesi tash e 20 vite me parë.

Në pritje të orës së vonuar të drejtësisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat