Ish-mjeku i UÇK-së e quan “leshko” Labinot Tahirin

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së e quan “leshko” Labinot Tahirin

Nga: A.Zh Më: 4 janar 2019 Në ora: 15:59
Labinot Tahiri

Deputeti i Aleancës Kosova e Re Labinot Tahiri, ka dorëzuar sot pasaportat e tij të Amerikës dhe të Gjermanisë, në shenjë proteste për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai ka kërkuar nga Bashkimi Evropian, që të bëhet i drejtë me Kosovën dhe të liberalizojë vizat.

E duke komentuar këtë veprim të tij, ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, e ka quajtur “leshko” deputetin Tahiri.

Ai ka thënë se Tahiri do të duhej të dorëzonte mandantin e jo pasaportën.

“Kur je një leshko deputet të ngatërrohen gjerat. Në vend se mandatin, dorëzon pasaportën”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat