Një ushtar i Kosovës, paguhet më shumë se i Serbisë: Ja sa është paga e tyre

Aktuale

Një ushtar i Kosovës, paguhet më shumë se i Serbisë: Ja sa është paga e tyre

Më: 4 janar 2019 Në ora: 16:46
Forca e Sigurisë së Kosovës

Një ushtarë i rregullt i Kosovës, paguhet më shumë se një tjetër nga Serbia, Shqipëria dhe të shteteve tjera nga regjioni. Ndërsa, Kryeparlamentari Kadri Veseli tregon se sa do të armatoset FSK në të ardhmen.

Forca së Sigurisë së Kosovës (FSK), e cilat do të ketë 8 mijë pjesëtarë, prej të cilëve 5 mijë mund të jenë aktiv dhe 3 mijë në rezervë.

“FSK përbëhet nga një komponentë aktive prej jo më shumë se pesë mijë (5000) pjesëtarë dhe nga një komponentë rezervë prej jo më shumë se tre mijë (3000) pjesëtarë”, thuhet në nenin 23 të projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.Por, edhe pas kësaj kjo do të mbetet forca më me pak pjesëtar krahasuar me vendet e rajonit, por më mirë e paguar.

Kjo do të thotë se në aspektin e pagave FSK’ja llogaritet të jetë e para, sepse pagat e ushtarëve janë më të larta se të ushtrisë shqiptare dhe asaj serbe.

Ministria e Forcës së Sigurisë ka dhënë detaje të pagave të pjesëtarëve të saj varësisht nga grada ushtarake.

“Paga mujore e një ushtari është 405.90€ bruto ndërsa e oficerit më të lartë(gjenerallejtënant) është 1,602.15€ bruto pa përfshirë përvojën e punës e cila llogaritet: 1 vit shërbim me 0.5% të pagës bazë”.

Ndërsa, paga e një ushtari serb është 330 euro, raporton media serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat