Ku po udhëton Presidenti Thaçi me Baton Haxhiun?

Aktuale

Ku po udhëton Presidenti Thaçi me Baton Haxhiun?

Më: 4 janar 2019 Në ora: 17:57
Baton Haxhiu dhe Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës është parë në aeroportin e Tiranës, bashkë me drejtorin e Klan Kosovës, Baton Haxhiun.

Thaçi të premten ka zhvilluar takime joformale në Shqipëri, ndërsa më vonë është nisur për një destinacion tjetër.

Në një fotografi, Thaçi duket se është nisur diku me mikun e tij, Haxhiun. Në fotografi shihet edhe djali i Presidentit, Endriti. 

Megjithatë, Zyra e Presidentit nuk ka njoftuar për ndonjë udhëtim zyrtar të Thaçit.

Presidenti gjatë ditës së sotme është takuar me mikun tjetër të Haxhiut, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, me të cilën kanë uruar Vitin e Ri.

“Qoftë Viti i Shqipërisë, Kosovës dhe krejt shqiptarisë”, ka shkruar Rama mbi fotografinë ku po cakërronte gotën me Thaçin.

Image

Presidenti Thaçi dhe Haxhiu, të cilët deklarohen si miq të mirë, kanë kaluar më herët pushime së bashku dhe kjo është raportuar në media. Verën e kaluar ata ishin mysafirë në jahtin e zëvendeskryeministrit Behgjet Pacolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat