Blerim Kuçi thotë se ka dhënë dorëheqje nga deputeti

Aktuale

Blerim Kuçi thotë se ka dhënë dorëheqje nga deputeti

Më: 4 janar 2019 Në ora: 18:13
Blerim Kuçi

Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi me 23 janar të vitit që e lamë pas kishte deklaruar se nëse në vitin 2018 nuk bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën ai do të japë dorëheqje nga posti që e mbanë.

“Të paktën do jap dorëheqje nga posti i deputetit. Ky zotim do të kryhet, siç do të realizohen edhe premtimet tjera të Haradinajt”, kishte thënë Kuçi.

Në lidhje më këto deklarata Kuçi në një prononcim për Kallxo tha sot se ai e ka bërë kërkesën tek Grupi Parlamentar i AAK-së dhe pritet të shqyrtohet.

“Unë e kam bërë kërkesën në Grup Parlamentar të AAK-së dhe në parti dhe në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do të merremi me këtë çështje. Unë mendoj se njëherë nuk mundet të bëhet sepse është votimi i buxhetit dhe po ashtu edhe jemi pa KQZ”, tha Kuçi.

Ndryshe, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk u bë as në vitin 2018.

Këtë e kishte bërë të ditur edhe komisionari evropian, Johannes Hahn I cili gjatë vizitës së tij në Kosovës se kjo gjë nuk do të realizohet deri në vitin 2020.

E për këtë kishin dhënë premtime të shumta edhe liderët shtetërorë se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm brenda vitit që e lamë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat