LDK: Sukseset e qeverisë Mustafa u ndalën në gjysmë nga shkatërruesit e shtetit

Aktuale

LDK: Sukseset e qeverisë Mustafa u ndalën në gjysmë nga shkatërruesit e shtetit

Nga: D.RR Më: 4 janar 2019 Në ora: 20:21
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka renditur sukseset e qeverisë Mustafa dhe dështimet e qeverisë Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

Hoti thotë se sukseset e Mustafës u ndalën nga shkatërruesit e shtetit.

Postimi plotë:

Qeverisja Mustafa, me gjithë dhunën ne Kuvend dhe ne rruge te shkaktuar nga kryeministri aktual, njihet per nenshkrimin e MSA-se, per reformat me te thella fiskale, per stabilizim dhe rritje te buxhetit, per qeverisje me duar te pastra, per trefishim te rritjes ekonomike krahasuar me qeverine paraprake, per dyfishin te investimeve te jashtme. Sigurisht se ka pasur edhe ngecje ne disa fusha, por mandati i saj u nderpre ne gjysme nga shkaterruesit e shtetit.

Qeveria aktuale njihet per deshtimin per liberalizim te vizave dhe anetaresim ne Interpol, njihet per perpjekjet e deshtuara per shfuqizimin e ligjit per gjykaten speciale qe rezultuan me kercenime per izolim te Kosoves nga partneret tane, per deportimin e shtetasve turq ne kundershtim me ligjin, per 80 zevendesministra, per rritje te pagave per vete, per gjysmen e kabinetit nen aktakuze, per pergjysmim te investimeve te jashte dhe perkeqesim te ambientit per biznes, dhe tash se fundmi per perpjekje per te mbushur Kosoven me kazino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat